Beqiri: Nuk mund t'ia mbyll gojën askujt

Hendboll

Beqiri: Nuk mund t'ia mbyll gojën askujt

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:32
Florent Beqiri

Drejtuesit e FHK-së e konsiderojnë sukses të jashtëzakonshëm kualifikimin e kombëtares së Kosovës në rrethin tjetër të Kampionatit Evropian në hendboll (femrat). Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Florent Beqiri, i ka vlerësuar lartë hendbollistet e tija për angazhimin e madh që treguan në fushë në fitoret me rezultat 30:19 ndaj Gjeorgjisë dhe 32:25 në sfidën me Izraelin. Kosova zuri vendin e parë në grupin B me 6 pikë në parakualifikimet, të cilat u mbajtën në Prishtinë e Gjakovë. Sa i përket kritikave në të kaluarën, Beqiri ka thënë: “Nuk mund t’ia mbyll gojën askujt, kritika ka dhe ka me pasur gjithë, po të jesh edhe kampion i Botës (citat i trajnerit të njohur kroat Lino Çervar)”. Beqiri është më i merituari për këtë sukses dhe shpreson se do të vazhdojnë të rriten në cilësi edhe më shumë.

“Bota sot”:  A  mendoni se keni tejkaluar parashikimet?

Florent Beqiri: Të them të drejtën, sadopak i kemi tejkaluar parashikimet, duke pasur parasysh Kombëtaren e Izraelit e cila në kualifikimet Evropiane në Finlandë është paraqitur me formacionin e njëjtë dhe na kishte mposhtur me tri gola diferencë. Gjeorgjia ka qenë një kundërshtare e re për ne, mirëpo në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë kemi treguar kualitet e karakter luftarak dhe për herë të parë në histori kemi shijuar fitoren e parë ndërkombëtare. Lirisht mund të them se ishte një lojë shumë e bukur me kombinime tak dhe kundërsulme të shpejta nga vashat tona,  të cilat kanë qenë për çdo lëvdatë.

“Bota sot”: A mendoni se hendbollistja Leonora Demaj ka fut risi në kombëtare dhe a ishte vendimtare për këtë sukses?

Florent Beqiri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat