Fazlija: Shpresoj se do ta kalojmë grupin në Evropian

Hendboll

Fazlija: Shpresoj se do ta kalojmë grupin në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2017 Në ora: 18:39
Shpresa në aksion

Gjeorgjia dhe Izraeli janë dy kundërshtaret e kombëtares së Kosovës.  Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet nesër në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kosova mëton fitore në ndeshjen e parë të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2018 në hendboll, në konkurrencën e femrave.

Të dielën (11 qershor) zhvillohet takimi i radhës, Kosova sfidohet nga Izraeli, e cila luhet në orën 17.00 në Prishtinë. Të dyja takimet janë mjaft të vështira, por Kosova synon fitore dhe të zënë vendin e parë në grupin B.  Aloja e djathtë e kombëtares së Kosovës, Shpresa Fazlija, tha se janë përgatitur mjaft mirë dhe me optimizëm i presin këtë dy sfida, me bindje të marrin pikët maksimale.  “Jemi të përgatitur mjaft mirë dhe mendoj se jemi favoritë në ndeshje kundër Gjeorgjisë”, tha Fazlija për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sipas saj, këtë vit kanë bërë disa ndryshime dhe mund të reflektojnë pozitivisht. “Këtë vit kemi bërë ndryshime...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat