Beqiri: Gjykimet në arenën vendore janë më me presion

Hendboll

Beqiri: Gjykimet në arenën vendore janë më me presion

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2017 Në ora: 18:51
Eshref Azemi

Të jesh gjyqtar i hendbollit, gjithsesi se është një përgjegjësi e madhe, sepse disa herë merr lëvdata dhe shumë herë kritika nga klubet e ndryshme sidomos kur pësojnë humbje.  Hendbolli si sport ka vite që është anëtarësuar në Federatën e Hendbollit Evropian pikërisht me 18 dhjetor të vitit 2004. Nga ajo kohë e këndej, klubet tona u përfaqësuan në garat evropiane, njëkohësisht edhe disa gjyqtarë që ndanë drejtësinë, pa dyshim duhet veçuar Eshref Beqirin nga Vushtrria. Ai ka fituar një përvojë të mirë, i cili ka treguar se a është më vështirë të ndahet drejtësia në Kosovë apo në arenën ndërkombëtare, në fakt ka thumbuar edhe disa, sipas tij nuk kanë lidhje me hendboll.  

 “Bota sot”: Tash e një kohë e ndanë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, a keni fituar një përvojë të theksuar?

Eshref Beqiri: E vërtet, në arenën ndërkombëtare jemi që një kohë 10 - vjeçare dhe gjatë rrugëtimit tim kam pasur mundësinë që të marrë përvojë të madhe në shumë ngjarje të mëdha të hendbollit dhe nga njerëzit e mëdhenj e elitar të hendbollit Evropian dhe Botëror.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat