Jupa: Fajtorë jemi të gjithë

Hendboll

Jupa: Fajtorë jemi të gjithë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:24
Prof. Ismet Jupa

Hendbolli ka vite që po kalon si nëpër teh të shpatës. Një sport me traditë që po kalon periudhën më të vështirë që nga ekzistimi. Prof. Ismet Jupa, ish-përzgjedhës i kombëtares së Kosovës (femrat), ndryshe është koordinator i Akademisë së Hendbollit Ferizaj, shprehet kritikë në disa aspekte për njerëz që menaxhojnë disa klube. Ai flet se a i shkon për fytyre kombëtares së Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim, kur dihet se jemi me traditë më shumë 60 vjet.

“Bota sot”: Prof. si koordinator i Akademisë së Hendbollit Ferizaj, çfarë është interesimi i të rinjve dhe të rejave?

Prof. Ismet Jupa: Interesimi është shumë i madh, te dyja gjinitë edhe te vajzat edhe të djemtë, sidomos te vajzat kemi numër më të madh se të djemtë. I kemi gjashtë grupe, tri të vajzave dhe tri të djemve, jemi tre veta që punojmë me këto grupe, secili nga dy grupe, një të vajzat dhe një të djemtë. Numri i përgjithshëm sillet afër 240 fëmijë në të dyja gjinitë. Momentalisht ky numër është i madh, është vështirë me punuar, ne do të do vazhdojmë me këtë numër të madh, edhe deri në fillim të muajit qershor, mandej do të bëjmë një testim dhe një seleksionim të vajzave dhe të djemve. Këtë numër të madh do ta zvogëlojmë. Në fazën e tretë do të kemi gjashtë grupe afërsisht nga 20-25 fëmijë në grup.

“Bota sot”: A duhet të kemi sa më shumë akademi në vendin tonë?

Prof. Ismet Jupa: Sipas projektit që e kam dorëzuar vitin e kaluar në federatë, Akademia e Hendbollit Ferizaj, ka qenë dashur të fillojë në fillim të muajt shtator, mirëpo kjo nuk ndodhi, arsyet janë nga më të ndryshme. Sikurse të fillonim në muajin shtator ne do t’i kishim grupet për të cilat fola më parë dhe do t’i kishim nga 20-25 fëmijë, grupe  fëmijëve të përzgjedhur. A duhet të ketë akademi tjera në nivel Kosovës? Minimumi duhet t’i kemi 5-6 qendra në Kosovë, se vetëm akademia e Ferizajt nuk është e mjaftueshme me dhënë fëmijë të shkolluar në lëminë e hendbollit. Jam I bindur që në muajin shtator do të fillon puna edhe në qendrat tjera me mosha ose grup-mosha që ne tani i kemi 12-vjeçarë ose me nxënës të klasave të gjashta, në këtë periudhë kohore prej 4-6 vjet besoj se do të kemi lojtarë dhe lojtare të shkolluar sa i përket lojës së hendbollit. Kjo është e vetmja mënyrë që Federata e Hendbollit e Kosovës me tejkaluar këtë gjendje që është momentalisht, sepse pa punë me gjenerata të reja nuk mund të kemi hendboll cilësorë çfarë po e kërkojmë.

“Bota sot”:  Ka vite që është hendbolli në krizë, a është kjo si pasojë që nuk kemi akademi dhe shkolla të mirëfillta në klubet e ndryshme?

Prof. Ismet Jupa: Puna me grup-moshat e reja në federatën e hendbollit, mendoj se është një punë sipërfaqësore, edhe nuk i kushtohet kujdes i duhur garave sa i përket grup-moshave të reja. Në këto mosha të reja duhet kushtuar një kujdes shumë më i madh sa i përket punës me këto grup-mosha, duhet të angazhohen në udhëheqjen e këtyre grup-moshave njerëz ekspertë të mirëfilltë, që i njohin gjitha karakteristika të këtyre grup-moshave. Fatkeqësisht në klubet tona me këto grup-mosha të reja ose nuk kanë fare trajnerë ose kanë trajnerë që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mi udhëheq fëmijët e këtyre grup-moshave. Mendoj se FHK duhet ta ketë element për bazë dhe mundësisht kontakte me klubet t’iu preferojë dhe udhëzojë që me moshat e reja të angazhojnë ekspertë të mirëfilltë me përvojë në punë e tyre. Në këtë mënyrë nuk do të mungonin rezultatet.

“Bota sot”: Kush janë fajtorët më të mëdhenj për këtë gjendje që gjendet hendbolli në përgjithësi?

Prof. Ismet Jupa:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat