Besa Famiglia triumfon edhe në Ligën e juniorëve

Hendboll

Besa Famiglia triumfon edhe në Ligën e juniorëve

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:34
Pamje nga dorëzimi i trofeut

Për dy ditë rresht në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë u zhvilluan garat përfundimtare (Play-Offi) në Ligën e juniorëve, ku pas disa ndeshjeve interesante me plotë meritë triumfoi BESA Famiglia duke e mposhtur rivalin e vjetër nga Mitrovica KH Trepça me rezultat 36:27 (15:12). Kurse ne ndeshjen per vendin e tretë u ballafaquan Vëllaznimi dhe Vushtrria e cila përfundoi me rezultat 20:30 (10:13).
Pas perfundimit te ndeshjes medaljet e arta (Besa Famiglias), të argjendit (Trepça) dhe bronzit (Vushtrria) hu dorëzuan anëtarët e Bordit të FHK -së Berat Dana dhe Artan Nimani si dhe nënpresidenti Enis Idrizi. Kurse Kupën e Kampionit skuadrës fituese Besa Famiglias te cilën e ngritu lartë kapiteni Jon Muqolli ja dorëzoi anëtari i Bordit te FHK-së Artan Nimani.
Dje ne ndeshjet gjysmefinale u arritën këto rezultate: Vëllaznimi - Besa Famiglia 25:26 dhe Vushtrria - Trepça 25:27 (15:17).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat