Besa e rekordeve

Hendboll

Besa e rekordeve

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2017 Në ora: 10:13
KH Besa Famiglia

Besa Famiglia nga Peja dominon bindshëm në hendbollin e Kosovës. Pejanët kanë thyer edhe rekordin, sepse në 32 ndeshje nuk njohin humbje, të gjitha i kanë fitore. Portieri i Besa Famiglia, Haris Berisha, shprehet se është thye rekordi që askush nuk mund të arrijë. “Është e vërtetë që kemi thyer rekord dhe vështirë se ndonjë ekip tjetër në Ligën e Kosovës do të arrij këtë ecuri e lere më të thyej”, ka thënë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sipas tij, puna, angazhimi dhe disiplina ishin edhe arma më e fortë që e mbrojtën titullin e kampionit. “Besoj se puna serioze që kemi bërë gjatë kampionatit po ashtu loja e fortë në mbrojtje dhanë frytet e saja që të jemi të pamposhtur”, tha Berisha. A mendoni se Besa do të jetë edhe më e fortë në garat evropiane? “Nuk mund të them asgjë njëherë, është herët të flitet në këtë drejtim, mirëpo ne si kampion do të mundohem të jem sa më të mirë dhe më të fortë”, thotë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat