Dyshja nga Vushtrria zyrtarizohet nga EHF-i

Hendboll

Dyshja nga Vushtrria zyrtarizohet nga EHF-i

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:45
Dyshja nga Vushtrria

Federata e Hendbollit e Kosovës në listat zyrtare te EHF-it per edicionin 2016/17 kishte shumë zyrtarë të nominuar, dy çifte të gjyqtarëve  me thirrje të "Gjyqtarë me thirrje te EHF-it" (A.Vitaku - E.Vitaku, B.Jahja - Sh.Xhema), dhe dy çifte gjyqtarësh te cilit ishin kandidat  qe pretendonin të bëhen "gjyqtar me thirrje te EHF-it" (E. Beqiri - I.Krasniqi dhe Ilir Bytyqi - Syart Kasapi).
Mirëpo, për lexuesit dhe dashamirët e hendbollit duhet dhënë një sqarim lidhur me dyshen Eshref Beqiri - Ilir Krasniqi dhe statusin e tyre pranë EHF-it.
Gjyqtari Eshref Beqiri e ka thirrjen "Gjyqtarë i EHF-it" qysh nga viti 2007, kur ne Zaporozhje te Ukrainës së bashku me atëherë kolegun e tij Afrim Azemi fituan statusin e gjyqtarit të EHF-it, duke u bërë çifti i parë nga Kosova me kete titull. Mirëpo, per shkaqe objektive të kolegut te tij Afrim Azemi (i cili tani jeton dhe vepron jashta Kosovës) ne edicionin 2016/17 nuk ishin ne listen e EHF-it per te gjykuar ndeshjet me kolegun Ilir Krasniqi ( i cili e ka kategorin e parë te referit kombëtarë) për shkak te statusit te Krasniqit.
SHGJHK dhe  FHK-ja i nominuan dyshen Beqiri dhe Krasniqi që të kategorinë e EHF-it, dhe tani Komisioni Federatës Evropiane e Hendbllit ka nominuar këtë çift që nga data 22-26 maj ne Hungari te vijojnë Kursin e gjyqtarëve dhe te ju nenshtrohen testimeve te ndryshme nga Komisioni profesional i EHF-it që edhe gjyqtari Ilir Krasniqi te fiton statusin e gjyqtarit me thirrje te EHF-it.
Besojmë se gjyqtarët tanë do te perballojnë këtë sfidë, dhe nga edicioni 2017/18 FHK -ja do te ketë edhe një apo dy çifte ma shumë ne ndarjen e drejtesisë ne garat evropiane te Kupave te EHF-it por edhe ndeshjeve ne nivel te kombëtareve, thuhet nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat