Tahirukaj: Besa nuk ka rival!

Hendboll

Tahirukaj: Besa nuk ka rival!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:23
KH Besa Famiglia

Është vështirë të ngritët motivi kur nuk ke rival të denjë në kampionat e në Kupën e Kosovës. kështu thonë te klubi i hendbollit Besa Famiglia nga Peja, e cila është fitues i Kupës dhe lider në kampionat! Pejanët ka vitet që nuk dinë për humbje, madje në kampionat kanë varguar 26 fitore nga 26 ndeshje dhe udhëheqin me 52 pikë, kurse të shtunën që e lamë pas në finale e dërrmuan me rezultat 31:19 skuadrën me renome Kastriotin e Ferizajt.

Aloja e djathtë e Besës, Drilon Tahirukaj, për gazetën kombëtare “Bota sot”, deklaroi se shqetësimi më i madh është, se ende pa u nisur për ndeshje e dinë se do të fitojnë pa problem. Ai është krenar që fituan  sërish Kupën e Republikës së Kosovës. “Mendoj se Besa është disa shkallë më lartë se klubet tjera në Kosovë, jo vetëm një! Besa nuk din për humbje tash e tri vite dhe kjo tregon më së miri për përgatitjet dhe cilësinë e klubit tonë. Jemi kampion që katër vjet radhazi dhe motivi për lojtarët ka rënë shumë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat