Kabashi nganjëherë merret edhe me punët e Besës!

Hendboll

Kabashi nganjëherë merret edhe me punët e Besës!

Nga: Enis Kastrati Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:37
Enis Kastrati

Debate

Hendbolli ende nuk e ka at atraktivitetin që e duan të gjithë. Ende nuk e ka kthyer nivelin e lojës që të tërheq sa më shumë shikues. Disa ekipe bëjnë përpjekje të organizohen sa më mirë, të jenë sa më të forta, por jo në nivelin e kampionit në fuqi, Besa Famiglia nga Peja. Besa ka kohë që sundon në elitën e hendbollit (meshkujt), aktualisht askush nuk mund t’i bëjë ballë lojës së saj, sepse dallon në kualitet në krahasim me të tjera.  Besa është bindshëm e para, ka 18 fitore rresht, ose 36 pikë, ndera pas vetes ka lënë Trepçën me 29 pikë. Trepça ka bërë diferencën me tri pik nga pozita e tretë dhe e katërta eventualisht nga Kastrioti dhe Drita. Tani është e qartë, sepse vendi i parë është i rezervuar qysh në fillim të kampionatit, kur kihet parasysh kualiteti i Besës. Kampionatin e shohim se nuk e ka at lezetin e vet, se ka at cilësinë, sepse shikuesi ynë e di se çka janë vlerat dhe nuk mashtrohen me antivlera. Shpresojmë se me kalimin e viteve do të rritet niveli, do të investohet më shumë në klube, do të vijnë kuadro meritorë dhe do të kemi edhe talentë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat