Muqolli: Po ia shohim sherrin Ligës së dobët!

Hendboll

Muqolli: Po ia shohim sherrin Ligës së dobët!

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:53
Hendbollistët e Besës

Arben Muqolli ka shqetësimet e tija, për faktin se nuk ka rivalë të denjë në Superligën e Kosovës. Kryetrajneri i Besa Famiglia nga Peja, Muqolli shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se është e njëjta situatë sikurse në vjeshtë me Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj). Ai brengoset shumë, pasi që është vështirë të motivohen lojtarët në sfidat që i fitojnë lehtë dhe aq më keq që po humbin edhe në cilësi, kjo iu kushton shtrenjtë në arenën ndërkombëtare. “Liga është identike sikurse në vjeshtë. Për shembull kam pritur me tepër nga Kastrioti i Ferizajt, të cilët kanë një traditë të madhe, dhe se do të përforcohen, përkundrazi ata u dobësuan edhe më shumë, u bë edhe më keq. Prishtina pak është përforcuar sikurse edhe Vëllaznimi, fundja nuk shoh asnjë pengesë nga këto skuadra. Besa është e pa konkurrencë. Besa është shumë e fortë për Ligën e Kosovës”, tha Muqolli. Pejanët e përfunduan vjeshtën me 14 fitore rresht ose janë në krye të renditjes me 28 pikë të mbledhura.  “Ligës së dobët po ia shohim sherrin, sepse kur nuk ke lojë të forta, edhe pëson në cilësi. U pa në vitin e kaluar, kur na bien dy ndeshje të fortë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat