Ku jemi me cilësi?

Hendboll

Ku jemi me cilësi?

Nga: Enis Kastrati Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 12:08
Enis Kastratie

Debate

Një vjeshtë e ngjashme me atë të kaluarën. Cilësi e ngjashme, ndoshta ka qenë një rivalitet më i madh në mes vendit të dytë dhe të pestit, por jo edhe ta sfidojnë kampionin në fuqi dhe kampionin vjeshtor, Besa Famiglinë nga Peja. Pejanët nuk patën rivalitet dhe kjo aspak nuk i bëri nderë, sepse kur nuk ke konkurrencë edhe bie në cilësi. Besa pa humbje, 14 ndeshje po aq fitore, me 28 pikë ose shtatë më shumë se Trepça që është në vend të dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pa konkurrencë Besa, kjo është pasqyrë reale, se në çfarë situate është sporti dhe se sa u rënë cilësia. Shoh çdo ditë deklarata te personave të ndryshme që kinse po punohet e ka ngritje, por këtu po shihet se sa është kjo ngritje edhe sa po punohet. Shihet në praktikë se ku jemi, ku është cilësia dhe treguesi më i mirë është edhe dominimi bindshëm i Besës.  Trepça është nënkampione e vjeshtës.  Kjo skuadër ka mundur të del edhe më mirë. Edhe më herët kam shkruar se mos të ishte Besa, ky kampionat ndoshta do të ishte edhe më atraktiv, duke shikuar afërsinë e pikëve në mes vendit të dytë dhe të pestit. Këto ekipe nuk janë të ndonjë cilësisë, por vërtet është një rivalitet mes tyre sidomos e kanë bërë të paqartë se cila do të jetë në vend të dytë në pjesën e rregullt të kampionatit. 

Sepse për vend të parë nuk ka me fjalë, atë e ka të garantuar Besa dhe nuk mundet askush t’i afrohet me këtë nivel çfarë bënë në vjeshtë. Kastrioti nga Ferizaj dhe Drita nga Gjilani, dy skuadra që bënë maksimumin, në bazë të asaj që kanë brenda kolektivit të tyre. Sa i përket Kastriotit, mendoj që ka kualitet dhe mundet të japë më shumë, sepse është ekip me traditë, mirëpo si duket as ata nuk i kanë konsoliduar radhët e veta dhe vazhdojnë të kenë probleme të ndryshme organizativ. Ndërkaq, Drita ka një ekip të mirë dhe është bërë punë e mirë te ky kolektiv. Prishtina me shumë halle që ka pasur gjatë vjeshtës, renditja e tyre në vend të pestë.  Sepse Prishtina në vitet e fundit vazhdimisht ka qenë konkurrencë dhe përcjellës i Besës, por është për të ardhur keq gjendja e Prishtinës në këtë edicion. Po ashtu është për keqardhje edhe për klubin e Vushtrrisë e cila është në një pozitë të keqe financiare, por shpresojmë të gjithë se do të del dikush, një vullnetmirë që edhe këto dy klube (Vushtrrinë e Prishtinën) t’i ndihmojë. 

Vëllaznimi si duket ka pas synim që të jetë në 6-të vendet e para dhe at synim do ta arrijë. Megjithatë stinori pranveror mund të sjellë edhe ndryshime në disa klube dhe të bëjë kampionatin më dinamik.

Autori është ish-hendbollist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat