Basha: Nuk do ta kenë lehtë me Kosovën!

Hendboll

Basha: Nuk do ta kenë lehtë me Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:37
Kombëtarja e Kosovës

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës pretendojnë rezultate sa më të mira në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2017 në hendboll (femrat). Në orët e mesditës së djeshme zbarkuan në Minski të Bjellorusisë, ku për tri ditë me radhë do të kenë sfida shumë të vështira në grupin 2, e para sot (me 2 dhjetor) ndaj Zvicrës, ndërsa një ditë më vonë ndeshen me Turqinë dhe me 4 dhjetor me Bjellorusinë. Tri sfida të vështira, por përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Florent Beqiri, shpreson për paraqitje sa më të mirë. Hendbollistja më përvojë, Albulena Basha, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se në ballafaqimin e nesërm (17.00) me Zvicrën do të jetë shumë vështirë, por shpreson të dalin sa më mirë.   “Do të jetë vështirë, mirëpo ne do të japim maksimumin në fushë dhe do të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirën”, tha Basha. Sa keni mundur të përgatiteni për këto sfida dhe ku e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat