Zherka: Ishim më të lëvizshëm se sllovakët

Hendboll

Zherka: Ishim më të lëvizshëm se sllovakët

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:41
Zherka në aksion

Kastrioti nga Ferizaj me gjithë eliminimin nga garat evropiane, me lojën që dëshmuan lanë përshtypje të mirë në Sllovaki. Ekipi ferizajas u takua me ekipin sllovak HKM Sala, ku të dy takimet i humbi, të parën me 31:29, dhe të dytën me 29:22. Te dyja ndeshjet ishin zhvilluar në palestrën e sportit në Sala me marrëveshje të klubeve, kështu që Kastrioti u eliminua në rrethin e tretë nga garat e Challenge Cup. Vlerëson Zherka, hendbollist i Kastriotit, tha se sikur njërën ndeshjet ta luanin në Ferizaj, sigurisht se do të fitonin. Ai mendon se treguan maksimumin, me gjithë telashet që patën me lëndimet e disa lojtarëve. “Mendoj që kemi pasur paraqitje shumë të mirë ndaj ekipit sllovak. Para se të nisemi, të them të drejtën nuk e kemi pritur një rezistencë të tillë ndaj kundërshtarit, duke u bazuar se Liga sllovake është shumë cilësore, por edhe ekipi HKM Sala në radhët e saja kishte lojtar shumë cilësor dhe me përvojë shumë të madhe, ku disa prej tyre luanin edhe në përfaqësuesen sllovake, më herët edhe në ekipet shumë të njohura evropiane”, tha Zherka për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Sikur ndeshja parë të luhej në Ferizaj, mendoj se do të arrinim fitore të sigurt”, shprehet ai.  Çfarë e veçojë Kastriotin në Sala? “Na...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat