Wiederer, president i ri i EHF-it

Hendboll

Wiederer, president i ri i EHF-it

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 14:59
Delegacioni i FHK-së me presidentin e ri të EHF-it

Në St. Wolfgang të Austrisë përfundoi punimet Kongresi i 13-të i Federatës Evropiane të Hendbollit, Kongres ky i cili ishte zgjedhor. Pas votimeve president i ri u zgjodh Michael Wiederer ish - sekretar i përgjithshëm deri në mbajtjen e Kuvendit të 13-të. Kongresi zgjodhi edhe nën/presidentin Predrag Boshkoviq nga Mali i Zi dhe Komitetin Ekzekutiv si dhe Komisionet e ndryshme të EHF-it sipas Statutit në fuqi. Nga ana tjetër, delegacioni i FHK-së në krye me presidentin Eugen Saraçini pati takime të shumta me zyrtarët e EHF-it dhe homologët e federatave tjera, ku u zhvilluan biseda dhe marrëveshje te ndryshme për bashkëpunim dhe zhvillim të hendbollit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat