Shqiponja shpreson të ‘fluturojë’ sa më lart në Europë

Hendboll

Shqiponja shpreson të ‘fluturojë’ sa më lart në Europë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 nëntor 2016 Në ora: 19:21
Basha me bashkëlojtare

Shqiponja nga Gjakova është ekipi më i suksesshëm në Kosovë sa i përket rrafshit ndërkombëtarë. Është hera e dytë që hendbollistet gjakovare futen në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane përkatësisht në Challeng Cup. Shqiponja është themeluar në vitin 2000 dhe për 16 vjet ka arritur suksese të lakmueshme në garat evropiane, sepse ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar kur ishin në të tetën e finales. Gjakovaret me shumë mund e eliminuan ekipin nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Sfidën e parë, izraelitet ishin në cilësinë e vendasve dhe fituan me rezultat 31:30, ndërsa të kthimit pësuan me 29:28, dhe Shqiponja kualifikohet në saje që ka shënuar gola më shumë si mysafire. Megjithatë, te dy ndeshjet ishin luajtur në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, me marrëveshjen e klubeve. Hendbollistja Albulena Basha shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se kualifikimi ishte shumë i vështirë, por tepër i ëmbël. “Kualifikimi ka qenë i vështirë, mirëpo me angazhim maksimal në mbrojtje po ashtu edhe me efikasitet të mirë në sulm e kaluam këtë sfidë. Megjithatë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat