Dy djelmoshat nga Kosova çmenden Gjeorgjinë

Hendboll

Dy djelmoshat nga Kosova çmenden Gjeorgjinë

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 18:23
Quni e Tahirukaj

Pas takimit final me rastin e ceremonisë përmbyllëse të IHF Trophy - Europe, sipas propozimeve të trajnerëve u përzgjodhe edhe përbëja më e mirë e Turneut, në të cilin zërën vend edhe dy kosovar pivotmeni Luigj Quni dhe lojtari i krahut të djathtë Drenit Tahirukaj. Luigji u shqua në fazën e mbrojtjes dhe sulmit, dhe trajnerët nuk kishin dilema sikur edhe te Dreniti i cili me shënimet por edhe lëvizjet e tija beri që shpesh të duartrokitet nga te pranishmit dhe ekspertet e hendbollit të pranishëm në palestrën e Kutaisit.

Me siguri nëse Kosova do te shënonte fitore edhe portieri Haris Berisha do të përzgjedhje mirëpo pasi fitoi Moldavia, portieri i tyre u shpall na i mire, kurse ne "7" e Turneut ishin edhe 2 lojtar të Gjeorgjisë dhe dy të Moldavisë, ndërsa lojtar i MVP u shpall lojtari i  qendrës i Kombëtares së Moldavisë Ivanceco, bëhet e ditur nga Federata  e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat