Shqiponja po dridh...

Hendboll

Shqiponja po dridh...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2016 Në ora: 12:27
KHF Shqiponja

Nuk kanë më shumë se 16 vite që janë themeluar si klub, por me një punë përkushtuese kanë arritur në një nivel që po dridhin edhe ekipet tjera. Është klubi i femrave të hendbollit Shqiponja nga Gjakova e cila po befason të gjithë me shtatë fitore rresht në shtatë ndeshje dhe tani paralajmërojnë  edhe kampionen, Prishtinën, se do të kenë goxha fortë punë në përballje me to. “Shqiponja nuk ndalë shtegtimin, fitorja e radhës kundër Istogut tregon fuqinë dhe garancionet se jemi Kampionë në Kosovë!”, shkruan në faqen e këtij klubit, e cila ka për kretar të palodhshmin Skënder Alijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat