Besa superiore, e heq qafesh edhe Prishtinën

Hendboll

Besa superiore, e heq qafesh edhe Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:52
KH Besa

Kampioni në fuqi, Besa Famiglia nga Peja, pa problem e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:26 (17:11), në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa shënoi fitoren e tetë radhazi dhe kryeson me 16 pikë, ndërsa Prishtina nuk ishte e denjë që t’i rezistoi pejanëve. Trajneri Arben Muqolli  me ekipin e Besës tash për tash nuk kanë rivalë të denjë në elitë, kurse Prishtina është në një situatë të palakmueshme të rezultateve dhe renditet i pesti me 9 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat