Ish lojtarët me nam, që dikur dridhnin ekipet ish-jugosllave

Hendboll

Ish lojtarët me nam, që dikur dridhnin ekipet ish-jugosllave

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:23
Afrim rexhepi, Izet Gjinovci dhe Misret Maliqi

Gjenerata e artë e hendbollit e viteve të 70-ta e 80-ta nuk do të harrohet kurrë sidomos nga gjeneratat e vjetra, kur shkëlqenin në Ligën e Parë federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Në atë periudhë  ishte Borci i Ferizajt prej skuadrave më të suksesshme së bashku me Trepën nga Mitrovica. “Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizituan dy ish hendbollistët e njërës nga gjeneratat e arta të klubit ferizajas 'Borci' (tani "Kastrioti'), Afrim Rexhepi dhe Misret Maliqi - Quza. Afrim Rexhepi në kohën e artë ishte një ndër lojtarët më korpulent dhe i cilësuar nga ekspertët e atëhershëm të hendbollit jugosllav si ndër hendbollistët më të mirë në fazën e mbrojtjes, i cili ka fundi i viteve 80-ta e vazhdoi karrierën në Finlandë, ku edhe sot jeton por nuk është aktiv në hendboll. Misret Maliqi - Quza "gardiani" i cili me vite ishte në klubin e zemrës 'Borci" (Kastrioti) ne konkurrencë me portierët e mëdhenj Skënder Sahiti - Kena dhe Dragan Mladenoviç - Llalla, për të qenë pastaj pjesë edhe e KH Prishtina ne Ligën e dytë të ish shtetit te shpërbërë, që pas Kampionatit të parë të pavarësimit ne vitin 1991/92 te jeton ne Gjermani. Ikonat e hendbollit ferizajas dhe kosovarë, përgëzuan FHK-në për punën dhe sukseset, me shpresë që edhe skuadra e tyre e zemrës të ngrit nivelin që e kishte kur dikur, kur ata me dashuri dhe fanatizëm luftonin për ngjyrat e klubit të zemrës. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së Izet Gjinovci, i falënderoi për këtë respekt, dhe në shenjë falënderimi ju dhuroi nga një monografi të librit të hendbollit i botuar me rastin e 60-të vjetorit të FHK-së ku edhe ata janë protagonist të shkrimit të historisë”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat