KH Shqiponja përforcohet me dy lojtare me përvojë

Hendboll

KH Shqiponja përforcohet me dy lojtare me përvojë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2016 Në ora: 14:06
Skënder Alija e Albulena Basha

Shqiponja e Gjakovës, nënkampione e Kosovës, përforcon radhët me dy hendbolliste me përvojë. Albulena Basha dhe Albulena Kelmendi largohen nga KHF Kastrioti dhe i bashkohen ekipit gjakovarë. Kryetari i KHF Shqiponja, Skënder Alija, tha se ardhja e dy përforcimeve shton synimet e ekipit të tij për edicionin e ri që pritet të fillojë nga mesi apo fundi i shtatorit.  Gjakovaret përgatiten edhe për garat e Challenge Leagues, pasi që janë të kualifikuar në rrethin e tretë dhe takohen me izraelitet  Maccabi Arazim Ramat gan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat