E tmerrshme...

Hendboll

E tmerrshme...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 11:50
KH Kastrioti

Ish-hendbollisti i Kastriotit të Ferizajt, Fisnik Jashari, ka shprehur hapur shqetësimet e tija me klubin ferizajas. Ai e ka quajtur edhe si të tmerrshëm vendimin që ata të jenë pjesëmarrës në garat evropiane. “Klubi im i zemrës KH. KASTRIOTI aplikon për gara ndërkombëtare, e ne realitet nuk kanë mbet as me i mat forcat me ekipet mesatare në Kosovë. Me keqardhje po e shprehi këtë mllef ndaj drejtuesve te klubit, por është një realitet i hidhur qe duhet debatuar dhe diskutuar...
Nuk e di se si këta persona nuk e shohin të rrugës me e ba një program të qartë të punës e sidomos një angazhim te pa shoq në mobilizimin dhe organizimin e turneve te shkollave fillore e te mesme me arsyen e vetme gjetjen e talenteve te rinj, por bëjnë shpenzime te kota në udhëtime jashtë vendit gjoja me i mat forcat me ekipet Evropiane, e tmerrshme... Në te njëjtën situatë kemi qenë edhe para 1 viti po çka bëmë asgjë. Ju lutem mendoni mirë para se te veproni se koha po shkon...”, shkruan Jashari në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat