Shumë shpejt do t’i bashkohet Kosovës

Hendboll

Shumë shpejt do t’i bashkohet Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2016 Në ora: 14:50
Fitore Aliu

Hendbollistja e talentuar nga Gjermania, Fitore Aliu, është një emër që premton shumë. Ajo luan në klubin SG Kappelwindeck/Steinbach, duke u shquar me lojëra te mira dhe efikase. Aliu këto ditë ka oferta nga disa klube të Ligës së dytë por edhe një nga Bundesliga për ta vazhduar aktivitetin e saj sportiv. Fitorja me hendboll filloi te merret që nga mosha 7-vjeçare duke kaluar te gjitha fazat e zhvillimit, pasi ajo ka edhe perfomanca të shkëlqyeshme fizike dhe teknike. Është 17 vjeçare, e gjatë 175 cm dhe luan me dorën e majtë. Ajo me siguri do te jetë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës për grupmoshat  e reja, (U-18, U-19) por edhe e përzgjedhjes ‘A’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat