Drita me trajner të ri dhe me tri përforcime

Hendboll

Drita me trajner të ri dhe me tri përforcime

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:41
Shahini, Sllamniku, Azizi e M. Shahini

Klubi i hendbollit Drita nga Gjilani po përforcohet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Klubi gjilanas ka angazhuar tre hendbollistë nga Zhegra. “Erhan Shahini është trajner i ri i Dritës, i cili edicionin e kaluar ka qenë në Zhegër. Jemi përforcuar me hendbollistët Dukagjin Azizin, Gëzim Misinin dhe Melos Shahinin dhe është rikthyer Arbnor Neziri. Jemi në bisedime edhe me dy lojtarë të Kastriotit nga Ferizaj”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Luan Sllamniku, kryetar i KH Dritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat