Kastrioti në bojkot, Ramadani tregon të hyrat dhe flet edhe për pagat!

Hendboll

Kastrioti në bojkot, Ramadani tregon të hyrat dhe flet edhe për pagat!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:21
Kastrioti në bojkot, Ramadani tregon të hyrat dhe flet edhe për pagat!

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj është në gjendje të rëndë, hendbollistët janë në bojkot, sipas tyre pa i marr pagat nuk do të luajnë!

Administratori i klubit, Bardhyl Ramadani, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sa të hyrat janë futur gjatë këtyre ditëve në klub dhe a iu kanë mbetur borxh lojtarëve. “Në stinorin vjeshtor 2019 KH Kastrioti i ka pas këto të hyra: Me marrëveshje të klubit tonë dhe HC Dukla nga Republika Çeke, i kemi zhvilluar 2 (dy) ndeshjet në Pragë.

Si kompenzim ekipi nikoqir i ka deponuar 3000 euro në llogarinë tonë. 1000 euro Minex Shpk. 700 euro, anëtari i kryesisë L. Grainca, si dhe transporti me autobus është siguruar nga komuna e Ferizajt. Shpërblimi i Kupës së Kosovës në vlerë prej 2500 euro është dhënë prej FHK-së, ku ju ka shpërndarë vetëm lojtarëve që kanë udhëtuar për R. Çeke.

Bojkoti i lojtarëve vije për shkak të mos marrjes së pagave për muajin shtator, si dhe mos interesimi nga ana e kryesisë për ta emëruar një kryetarë. Vlen të theksohet se këto mjete s’kanë mjaftuar, ku si pasojë dy lojtarë, trajneri dhe ndihmëstrajneri s’kanë marrë paga fare për muajin gusht”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas Ramadanit, për muajin gusht vetëm dy lojtarëve dhe dy trajnerëve iu kanë mbetur borxh. “Kushtet i kanë pasur të mira për stërvitje, me rekuizita, me topa dhe krejt çka iu duhen për ushtrime”, thotë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat