Ahmeti: Të forcosh paqen nuk je i humbur

Gostivari

Ahmeti: Të forcosh paqen nuk je i humbur

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 09:39
Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se me marrëveshjen e Prespës, fitimtar janë qytetarët e Maqedonisë dhe humbës nuk ka. Kjo pasi sipas tij, të forcohesh dhe të kesh siguri për vend nuk ka humbës.

Ahmeti i bëri këto komente në tubimin e mbajtur në Gostivar ku qytetarëve të kësaj komune u bë thirrje që të dalin e të votojnë me 30 shtator që Maqedonia të bëhet anëtare e 30 e NATO-së.

 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se marrëveshja e Prespës është çelësi që hapi dyert e këtij vendi për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

 “E duam NATO-në sepse duam të forcojmë sigurinë tonë kolektive, përveç kësaj duam edhe siguri rajonale sepse jashtë kësaj NATO-së gjithmonë do të jemi të rrezikuar dhe të kërcënuar.  Me Marrëveshjen e Prespës, fitimtar janë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe humbës nuk ka. Të fitosh dhe të forcosh paqen nuk je i humbur, të forcohesh dhe të kesh siguri për vendin tënd nuk je i humbur, të sigurosh ardhmëri, investime për vendin tënd nuk je i humbur por je i fituar. Me anëtarësim në NATO dhe BE jepet mundësia për investime më të mëdha se deri më tani që ka investuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ngritje të infrastrukturës shtetërore dhe të institucioneve shtetërore. Llogarisni tani se sa do të fitojë vendi ynë në Bashkimin Evropian dhe tani më kur dihen se bisedat fillojnë në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërkaq delegacioni jonë gjendet në Bruksel ku përcaktohet korniza e bisedimeve,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Fjalë rasti para qytetarëve të Komunës së Gostivarit, pati ish-kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe shefi i shtabit qendror për referendumin nga BDI-ja, Atilla Rexhepi të cilët njëzëri potencuan se 30 shtatori është ditë historike për vendin tonë dhe duhet votohet për Maqedoninë në NATO.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat