Aksion i madh ekologjik në Gostivar, deponitë e egra do të shndërrohen në sipërfaqe të gjelbëruara - Bota Sot
Aksion i madh ekologjik në Gostivar, deponitë e egra do të shndërrohen në sipërfaqe të gjelbëruara

Gostivari

E shtunë, 22 shtator 2018

Aksion i madh ekologjik në Gostivar, deponitë e egra do të shndërrohen në sipërfaqe të gjelbëruara

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:22
Pamje nga aksioni

Gjatë fundjavës, Komuna e Gostivarit nëpërmjet dy ndërmarrjeve publike “Komunalec” dhe “Parkingje publike dhe gjelbërime”, realizoi një aksion të gjerë ekologjik për pastrimin e deponive të egra të krijuara në disa lokacione brenda dhe në periferi të qytetit.

Aksionin në fjalë, në të cilin u angazhuan mekanizimi dhe krahu i punës së dy ndërmarrjeve publike, me ç’rast u pastruan dhe u bartën dhjetëra kamionë me mbeturina dhe mbetje ndërtimore, e ndoqi edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Ashtu siç kemi premtuar, të gjitha mini-deponitë e krijuara nga qytetarët e pandërgjegjshëm, do t’i pastrojmë dhe do t’i shndërrojmë në sipërfaqe të gjelbëruara. Në këtë pjesë, do t’i pastrojmë të gjitha deponitë e egra, duke filluar prej këtu, te isha kazermat e deri në fshatin Gjonovicë e Poshtme”, theksoi Taravari.

Ai njëherit bëri apel deri tek qytetarët që të kujdesen më shumë për një mjedis të pastër jetësor, si dhe tu bashkëngjiten aksioneve të cilat i organizon Komuna e Gostivarit apo shoqatat e ndryshme ekologjike, sepse sipërfaqet e gjelbra publike janë një pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

Drejtoi I NP “Komunalec”, Isak Lazami, njoftoi se këtyre ditëve do të fillojë edhe monitorimi i rrugës e cila çon deri te deponia Rusino, rrugë kjo përskaj së cilës edhe hidhen më së shumti mbetje urbane dhe ndërtimore, respektivisht do të ketë roje dhe kamera dhe do të ndërmerren masa adekuate ndaj shkelësve.

Gjatë fundjavës u pastruan mini-deponitë e egra te ish kazerma dhe lokacione tjera në afërsi të saj, si dhe mini-deponitë ndërmjet dy stadiumeve të futbollit, në zonën rekreativ-sportive të qytetit.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test