Filluan punimet për ndërtimin e këndit të fëmijëve te banesat kolektive te tregu i qytetit

Gostivari

Filluan punimet për ndërtimin e këndit të fëmijëve te banesat kolektive te tregu i qytetit

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 09:02
Filluan punimet për ndërtimin e këndit të fëmijëve te banesat kolektive te tregu i qytetit

Kanë filluar punimet për ndërtimin edhe të një këndi të ri për fëmijë, kësaj radhe tek banesat kolektivë përballë tregut të madh të qytetit në Gostivar.

Kjo bëhet në kaudër të projektit të Komunës së Gostivarit për ndërtimin e katër këndeve të reja dhe riparimin e dy këndeve ekzistuese të lojërave në territorin e komunës.

Paraprakisht u ndërtuan këndet e lojërave te shkolla “Faik Konica” në fshatin Debresh, dhe përballë Gjykatës në Gostivar, kënd ky tek i cili u instalua edhe ndriçim publik që të mund të shfrytëzohet edhe në orët e mbrëmjes.

“Për rregullimin e këndeve të fëmijëve Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 2,3 milion denarë. Por, krahas këtyre këndeve që i kemi planifikuar për këtë fazë, do të mundohemi që në periudhën e ardhshme të ndërtojmë edhe disa të reja”, thotë Jasin Demiri – zëdhënës i komunës së Gostivarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat