Kryetari Arben Taravari priti ministrin e brendshëm Oliver Spasovski

Gostivari

Kryetari Arben Taravari priti ministrin e brendshëm Oliver Spasovski

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:48
Arben Taravari dhe Oliver Spasovski

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin tij ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski, me të cilin biseduan mbi të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit në të gjitha sferat në aspektin e sigurisë.

Në prononcimin e tij për media pas takimit, kryetari Taravari tha se shpreson në një bashkëpunim institucional në të ardhmen, me anë të cilit do të arrihet të prevenohen problemet.

“Biseduam me ministrin për të gjitha problemet, rastin në gjimnazin e Gostivarit, kërcënimin që mu bë mua ditëve të fundit, biseduam për mungesën bashkëpunimit të policisë në nivel lokal me Komunën Gostivarit, biseduam për vendosjen e bashkëpunimit institucional dhe besoj se e kemi përkrahjen e ministrit Spasovski me qëllim që problemet të tejkalohen dhe të veprohet edhe në mënyrë preventive”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai nënvizoi, po ashtu, se asistenca e policisë sidomos do të jetë tejet e nevojshme në periudhën në vijim, kur do të fillojnë edhe asfaltimet e rrugëve lokale nëpër fshatra dhe nëpër rrugët e qytetit.

To njëjtin qëndrim e shprehu edhe ministri Spasovski i cili tha se kthimi i besimit të qytetarëve tek policia mund të arrihet me ripërtëritjen e lidhjeve mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

“Është fakt se nëpër të gjitha qytetet ndodhin gjëra të padëshiruara, por esenca është që të veprohet me qëllim që të jepet mesazhi se në Maqedoni të gjithë duhet t’i respektojnë liget”, theksoi Spasovski.

Ai e cilësoi takimin si një fillim të mbarë dhe si mesazh deri tek qytetarët se institucionet janë këtu që të veprojnë së bashku për interesat e qytetarëve.

Ministrin Spasovski, në takim te kryetari Taravari e shoqëruan zv/ministri Agim Nuhiu dhe kryeshefi i SPB – Tetovë, Amir Dalipi, si dhe komandanti i SP – Gostivar, Gaz Abdurahimi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat