Me iniciativë të OSBE-së kryeshefi i SPB Tetovë dhe komandanti i PS Gostivar në takim te kryetari Taravari - Bota Sot
Me iniciativë të OSBE-së kryeshefi i SPB Tetovë dhe komandanti i PS Gostivar në takim te kryetari Taravari

Gostivari

E hënë, 20 gusht 2018

Me iniciativë të OSBE-së kryeshefi i SPB Tetovë dhe komandanti i PS Gostivar në takim te kryetari Taravari

Më: 29 maj 2018 Në ora: 17:51
Pamje nga takimi

Me iniciativë të Misionit të OSBE-së në Shkup, sot u realizua një takim ndërmjet kryetarit të komunës Arben Taravari, kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme – Tetovë, Amir Dalipi dhe komandantit të Stacionit Policor – Gostivar, Gazi Abdurahimi.

Takimi u realizua në kabinetin e kryetarit Taravari dhe në prani të përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së në Maqedoni.

Në takim u bisedua për tejkalimin e mosmarrëveshjeve të kohëpaskohshme të deritashme dhe vendosjen e një komunikimi dhe bashkëpunimi normal ndërmjet dy institucioneve. Të dyja palët ranë dakord se me bashkëpunim reciprok mund të arrihet shumë në përmirësimin e sigurisë në komunën e Gostivarit dhe realizimit efektiv të punëve dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat i realizon Komuna e Gostivarit në territorin e saj.

“Për mosbashkëpunimin e deritashëm dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme, ndoshta faji ka qenë i përbashkët. Por ne duhet të shohim para dhe t’i tejkalojmë këto probleme dhe në interes të qytetarëve të komunës së Gostivarit të vendosim një komunikim dhe bashkëpunim efektiv i cili do t’i japë edhe rezultatet e pritura”, theksoi kryetari Taravari në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deklarata e kryeshefit të SPB – Tetovë Amir Dalipi, i cili po ashtu e pranoi se ka pasur ngatërresa të caktuara, por se sot kanë ardhur që ato t’i tejkalojnë dhe të mos përsëriten në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test