Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar - Bota Sot
Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Gostivari

E diel, 24 qershor 2018

Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Në një shtëpi në Gostivar pardje janë vjedhur 20 mijë euro. Vjedhja ka ndodhur kur pronarët nuk kanë qenë në shtpi.

Sipas SPB Tetovë, vjedhja e rëndë ka ndodhur pardje në periudhën prej orës 18:00 deri 01:45 në mesnatë në rrugën “Balindolska” në Gostivar. Në këtë periudhë persona të panjohur janë futur në shtëpinë e personit S.B (51).

“Vjedhësit janë futur brenda pasi kanë thyer dritaren dhe nga dy vende në shtpi kanë marrë para në vlerë prej 20 mijë eurove”, thuhet në raportin e policisë.

Pas denoncimit policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test