Arben Taravari uron qytetarët e Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Gostivari

Arben Taravari uron qytetarët e Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Nga: A.M. Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:16
Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i ka  uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Taravari ka thënë se ky muaj të na shërbejë për sa më shumë reflektim mbi sjelljet tona.

“Mbi një miliardë njerëz në të gjithë botën, do të hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Edhe në Gostivar bëhemi gati që të nisim Ramazanin.

Duke ju uruar agjërim të lehtë, shpresoj që ky muaj të na shërbejë për sa më shumë reflektim mbi sjelljet tona, të na afrojë sa më shumë tek Zoti dhe të na ndërgjegjësojë sa më shumë, sepse dashuria dhe respekti janë çelësi kryesor i harmonisë.

Zoti na i pranoftë agjërimin dhe lutjet tona!”, thuhet në mesazh-urimin e kryetarit Taravari.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat