Hapen katër kënde të reja fëmijësh në Gostivar

Gostivari

Hapen katër kënde të reja fëmijësh në Gostivar

Më: 11 maj 2018 Në ora: 22:27
Gostivar

Sot në Komunën e Gostivarit ka filluar vendosja e rekuizitave të reja në këndin e fëmijëve përballë Gjykatës, ndërsa në vijim rekuizite do të vendosen edhe në pesë lokacione tjera.

Katër prej gjithsej gjashtë lokacioneve ku do të vendosen rekuizite, janë kënde të reja fëmijësh, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë ekzistuar prej më herët dhe tani rekuizitat e vjetra do të zëvendësohen me rekuizita të reja.

Kënde fëmijësh hapen përballë gjyqit, te kompleksi i banesave kolektive në lagjen “Maleardi”, te kompleksi i ndërtesave përballë tregut të madh të qytetit dhe në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” – Debresh.

Rekuizitat e vjetruara do të zëvendësohen me të reja në dy çerdhet e fëmijëve në qytet, ku do të rregullohet edhe infrastruktura për rreth tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat