Një punonjës ndërtimor është lënduar rëndë nga rënia nga skelja gjatë punimeve që kanë kryer në një objekt në fshatin Forinë të Gostivarit.
Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 19:00 gjatë demontimit të skeles, J.Ç (38) nga fshati Çegran, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skelja.
Ai menjëherë është transportuar në spitalin e përgjithsëm, ku përshkak seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.
Pas fatkeqësisë, është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga SPB Tetovë dhe inspektor i punës, sigurisë dhe shëndetësisë.
Po punohet për zbardhje të rastit dhe rrethanave se si u lëndua punëtori.