Gostivar, 3 doktor shkencash dhe 45 magjistra pa punë

Gostivari

Gostivar, 3 doktor shkencash dhe 45 magjistra pa punë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 22:14
Gostivar

Për të siguruar punë dhe burim për ekzistencë, aktualisht në Gostivar luftojnë tre doktor shkencash dhe 45 magjistra.

Kaq janë regjistruar si të pa punë në listën e Agjencisë për punësim, sa i përket muajit shkurt, njofton Koha. 

Numri është rritur në krahasim më janarin, kur ka pasur 2 doktor shkencash dhe 41 magjistra të cilët kanë kërkuar punë. 

Ndryshe, në rajonin e Komunës Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushe, ka gjithsej 6.040 të pa punë, 2.046 nga të cilët janë femra. 

Sipas përgatitjes shkollore, 3.269 të pa punë janë pa arsimim, me diplomë fakulteti janë 572 persona pa punë, me të mesmen 423, me arsim fillor 1.688 dhe me arsim të lartë 37. 

Sipas Agjencisë për punësim, 3741 nga të pa punët janë nga qyteti i Gostivarit, ndërsa të tjerët nga fshatrat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat