Gostivar, vendosen shporta të reja për hedhurina nëpër rrugët e qytetit

Gostivari

Gostivar, vendosen shporta të reja për hedhurina nëpër rrugët e qytetit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:38
Gostivar

Ka filluar sot shpërndarja e shportave të reja për hedhurina të cilat po vendosen nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit.

Është ky një projekt i Ndërmarrjes Publike “Komuanlec” të Gostivarit, me të cilin synohet të rritet niveli i pastërtisë publike në qytet.

“Ndërmarrja, për këtë fazë, është furnizuar me 30 shporta të reja për hedhurina, ngase shportat ekzistuese ishin të dëmtuara dhe jofunksionale. Me këtë projekt synojmë që ta ngremë pastërtinë publike në qytet në një nivel më të lartë”, thonë nga kjo ndërmarrje.

NP “Komunalec” njëherit apelon deri te qytetarët që shportat për hedhruina t’i shfrytëzojnë konform dedikimit të tyre dhe në të njëjta të mos hidhen edhe mbeturinat urbane nga amvisëritë apo bizneset.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat