Skandal, Arkivi i Komunës së Gostivarit refuzon shkresat e Kryesuesit komunal, Nasir Musliu - Bota Sot
Skandal, Arkivi i Komunës së Gostivarit refuzon shkresat e Kryesuesit komunal, Nasir Musliu

Gostivari

E mërkurë, 20 qershor 2018

Skandal, Arkivi i Komunës së Gostivarit refuzon shkresat e Kryesuesit komunal, Nasir Musliu

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:43
Arkivi e Komunës së Gostivarit

Arkivi e Komunës së Gostivarit nën dirigjimin e Arben Taravarit ka refuzuar shkresat e Kryesuesit të Këshillit komunal, Nasiu Musliu për të thirrur vazhdimin e seancës së tretë për ditën e hënë. Ky veprim skandaloz dëshmon që ligji tashmë nuk vlen për Arben Taravarin, i cili nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimet e veta që dita ditës verifikohen si veprime antiligjore.

Duke u bazuar në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, shkresa e Kryesuesit të Këshillit Komunal pasi u refuzua në arkivë duke u bërë një shkelje e rëndë ligjore, u adresua përmes Postës me procedurë të përshpejtuar dhe përmes adresës elektronike zyrtare të Komunës së Gostivarit.

Për këtë veprim antiligjor të Taravarit u njoftua zyrtarisht Inspektorati shtetëror i administratës, si dhe institucionet e tjera kompetente.

Ftojmë Arben Taravarin të ndalon obstruksionet ndaj punës së Këshillit Komunal dhe të lejon funksionimin normal të këtij organi komunal. Me këto veprime anti-ligjore, Taravari po tenton që me çdo kusht të bllokon punën e këshillit komunal dhe të parandalon miratimin e propozim – buxhetit të Komunës së Gostivarit të propozuar nga vet ai. Por, buxheti do të miratohet, sepse, shumica në Këshillin komunal përfaqëson zërin e shumicës së qytetarëve të Gostivarit të shprehur në zgjedhjet e fundit lokale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test