Kush është banori i fshatit Negotin që vodhi Halk Bankën në Gostivar?

Gostivari

Kush është banori i fshatit Negotin që vodhi Halk Bankën në Gostivar?

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:05
Halk Banka

Zyrtarë të MBP-së bëjnë të ditur se është zbulluar vjedhësi i Halk Bankës në Gostivar,
“Pas marjes së masave dhe analizave nga të dhënat ëshët konstatuar se bëhet fjalë për 37 vjeçarin A.B nga fshati Negotinë e Gostivarit. Ky person është arrestuar dhe i është dorëzuar prokurorit publik”, thonë nga MBP.

Si ndodhi vjedhja?

Me 02 mars rreth orës 12:00 një person i armatosur me pistoletë, hyri në ekspoziturat e Halk Bank në Gostivar dhe ka marrë shumë të madhe të parave. Sipas të gjitha gjasave në vjedhje i ka ndihmuar së paku edhe një person tjetër.

Sipas gjetjeve fillestare të hetimit të cilën e bënë nga SPB Tetovë, një burrë i moshës së mesme me kapelë në kokë dhe i sulmuar me pistoletë ka hyrë në ekspoziturat në rrugën “Goce Dellçev”, në afërsi të qendrës së kulturës. Me pistoletë të drejtuar drejt njërit prej të punësuarve i është kërcënuar me jetë dhe ka marrë rreth një milion denarë. Në shpejtësi pastaj është larguar dhe ka hyrë në një veturë të cilën e voziste një peron tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat