Rrjedhat e ujit shkaktojnë probleme të shumta në rajonin e Gostivarit

Gostivari

Rrjedhat e ujit shkaktojnë probleme të shumta në rajonin e Gostivarit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Kushtet klimatike gjatë ditëve të fundit, si reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në rajonin e Gostivarit kanë shkaktuar probleme në disa shtëpi.

Rruga rajonale Gostivar-Serbinovë prej mbrëmë është në ndërprerje, ndërsa në afërsi të fshatit Lakavicë në rrugë është rrëzuar një dru.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe SPB Tetovë, probleme me zhvillimin e komunikacionit ka pasur edhe në rrugën rajonale Çegran-Tumçevishte, ku për shkak të daljes së ujit ai zhvillohet me vështirësi.

Ndërsa uji i lumit Vardar mbrëmë ka shkaktuar vërshime të disa shtëpive në Balindol, ndërsa në rrezik janë edhe disa shtëpi tjera në lagjen Banjeshinca.

Përndryshe, niveli i Vardarit në rajonin e Pollogut është rritur dhe ekziston rrezik nga dalja e tij nga shtrati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat