U përcaktuan fushat prioritare të komunës së Gostivarit për ndarje të granteve OJQ-ve - Bota Sot
U përcaktuan fushat prioritare të komunës së Gostivarit për ndarje të granteve OJQ-ve

Gostivari

E diel, 24 qershor 2018

U përcaktuan fushat prioritare të komunës së Gostivarit për ndarje të granteve OJQ-ve

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Pamje nga takimi

Në kuadër të aktiviteteve të projektit të UNDP – Programi Regjional për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor, në sallën e këshillit rinor të komunës së Gostivarit, u mbajt debat publik me përfaqësues të organizatave joqeveritare, me ç’rast u përcaktuan fushat e projekteve për të cilat do të pranohen aplikacione për grant.

Në kuadër të këtij projekti do të ndahen grante në vlerë prej 100.000 euro, për aktivitete në pesë fusha prioritare: Arsimi dhe inkluzioni social, Mjedisi jetësor, Të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi, Zhvillimi ekonomik lokal dhe Kultura, arti, rinia dhe sporti.

Të pranishmit në këtë debat publik, zgjodhën edhe 5 anëtarët dhe një zëvendës anëtarin e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve, edhe atë 2 përfaqësues të UNDP-së, 2 përfaqësues të Komunës së Gostivarit dhe 2 përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Përfaqësuesit e UNDP-së dhe Zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë Komunës së Gostivarit, njoftuan se në vazhdim do të organizohen info-sesione në të cilat të gjitha organizatat e interesuara do të njoftohen më për së afërmi për formën e aplikacioneve, si dhe do tu ofrohet asistencë për hartimin e projekteve sa më cilësore.

Inkurajohen OJQ-të të cilat nuk morën pjesë në këtë debat, të bien në kontakt me Zyrlën e ZHEL-it pranë Komunës së Gostivarit dhe të përfshihen në garën për të fituar grant.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test