Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë - Bota Sot
Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë

Gostivari

E martë, 14 gusht 2018

Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 15:31
Gostivar

Komuna e Gostivarit, nëpërmjet ndërmarrjeve publike “Komunalec dhe Parkingje publike dhe gjelbërime” arrit që me sukses ta menaxhojë shembjen e dheut në segmentin Llakavicë- Sërmnovë, si pjesë e rrugës rajonale Gostivar-Sërmnovë, njofton Komuna e Gostivarit.

Deri te shembja e dheut në këtë terren kodrinoro-malor erdhi si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe në një pjesë dheu bllokoi rrugën me çka për një periudhë kohore banorët e kësaj ane mbetën të shkëputur nga qyteti. Por, intervenimi i Komunës së Gostivarit ishte i shpejtë dhe falë punës intensive të ekipeve të dy ndërmarrjeve publike, për një kohë të shkurtër rruga u kthye në gjendjen e mëparshme. Rruga Gostivar-Sërmnovë është rrugë rajonale dhe e njëjta menaxhohet nga ndërmarrja publike e nivelit shtetëror “Rrugët e Maqedonisë”.

Por, Komuna e Gostivarit, ndonëse nuk e ka për obligim, në më shumë raste ka intervenuar për përmirësimin e gjendjes së rrugëve rajonale, me qëllim që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë shkaku i neglizhencës së institucioneve të pushtetit qendror, njofton  Shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test