Komuna e Gostivarit: Abuzim me shpenzimet për karburant - Bota Sot
Komuna e Gostivarit: Abuzim me shpenzimet për karburant

Gostivari

E martë, 14 gusht 2018

Komuna e Gostivarit: Abuzim me shpenzimet për karburant

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Jasin Demiri

Zëdhënësi i komunës së Gostivarit, Jasin Demiri, në një konferencë për shtyp prezantoi faktet për abuzime me furnizimin me karburant të automjeteve në pronë të komunës dhe shpenzimet pa mbulesë të NP “Hijgijena” – Çegran.

Në vazhdim jua përcjellim në mënyrë integrale:

“Të nderuar gazetarë, në konferencën e sotme për shtyp, do t’ju njoftojmë me shpenzimet e Komunës së Gostivarit për karburant për veturat zyrtare në periudhën 2014-2017, si dhe për shpenzimet e NP Higjiena – Çegran për periudhën 2015-2017.

Për periudhën 2014-2017, revizioni i brendshëm ka konstatuar se për automjetet në pronësi të Komunës janë harxhuar 5.089.907 denarë për karburant. Ndoshta s’ka asgjë për tu habitur, por vetëm në shikim të parë. Nëse analizohet se cilat automjete me çfarë karburanti janë furnizuar, do të habiten edhe vetë konstruktorët e tyre.

Automjetet të cilat harxhojnë benzinë, janë furnizuar me dizel, ndërsa ato që harxhojnë dizel janë furnizuar me benzinë. Kostoja e karburantit joadekuat është 74.496 denarë, që nëse marrim një mesatare prej 50 denarësh për litër, i bie që automjetet e komunës të kenë harxhuar 1500 litra karburant joadekuat: në vend dizel, benzinë dhe në vend benzinë dizel. Kjo gjithsesi është një mashtrim dhe patjetër të supozojmë se me paratë e qytetarëve janë furnizuar të dëgjueshmit dhe militantët partiakë. Por, nga ana tjetër, me të drejtë mund të supozojmë se vlera e karburantit adekuat me të cilin janë furnizuar automjete private, me siguri është shumëfish më i madh se vlera që u cek më lartë.

– Evidenca për furnizim me karburant, e përgatitur nga revizioni i brendshëm i Komunës tregon se brenda një dite veturat zyrtare të komunës janë nga 3 herë.

Në vazhdim do t’ju njoftojmë me keqpërdorimet e bëra në Ndërmarrjen Publike “Higjiena” të fshatit Çegran, themelues i së cilës është Komuna e Gostivarit dhe që kryen shërbime komunale në territorin e fshatit Çegran.

Në këtë ndërmarrje, revizioni i brendshëm, për periudhën 2015-2017 ka konstatuar shpenzime të pabazuara.
1. Më datë 02.11.2017 është realizuar shpenzim i dyshimtë për materiale për mirëmbajtje të rrjetit ujësjellës në lartësi prej 720.000 denarë (rreth 11.800 euro) furnitorit Merkator ANG-Gostivar. Në dokumentacionin e ndërmarrjes figuron vetëm pro-fatrura nr.096/2017, por nga kjo kompani pohojnë se NP Higjiena, as ka pranuar ofertën, as ka bërë pagesën e mjeteve.

Ju vëmë në dispozicion Raportin nga revizioni i brendshëm, pro-faturën dhe deklaratën nga Merkator ANG, si dhe ekstraktin nga Ditari i akrës së NP “Higjiena” (për shkak të llogarisë së bllokuar pagesat janë bërë me para të gatshme)

2. Krahas kësaj janë bërë edhe shpenzime të tjera të paarsyeshme, të pabazuara ose të paargumentuara siç janë:
– Personi përgjegjës, gjatë vitit 2017 ka marrë 40.000 denarë për punë jashtë orarit të punës për muajt janar, shkurt, mars, prill, maj, korrik, gusht dhe shtator (me siguri për muajt në vazhdim janë harxhuar mjete dhe s’ka pasur më çka të merr), dhe

– Më datë 27.01.2017 me paratë e ndërmarrjes ka udhëtuar në Gjermani. Meqë nuk janë cekur arsyet e këtij udhëtimi, mund të supozojmë se udhëtimi është bërë për arsye private.
Po ashtu, edhe për këtë që cekëm, ju vëmë në dispozicion ekstrakt nga Ditari i arkës dhe Njoftimi nga Agjencia turistike.

Do ta ripërsëris atë që e thotë kryetari Arben Taravari, se qëllimi i fushatës “E vërteta për BDI-në” bëhet me qëllim që qytetarët ta dinë se si janë shpenzuar paratë e tyre, si dhe të njoftohen organet kompetente se në shumë raste ka bazë të dyshuar për ngritje të procedurës penale. Asnjë strukturë udhëheqëse nuk është e përjetshme. Pas nesh, do të vijnë të tjerë dhe le të zbardhin edhe ata të gjitha rastet ku dyshohet për keqpërdorime

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test