Edhe një premtim i realizuar i kryetarit Taravari - Bota Sot
Edhe një premtim i realizuar i kryetarit Taravari

Gostivari

E hënë, 23 korrik 2018

Edhe një premtim i realizuar i kryetarit Taravari

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Pas vendosjes në funksion nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor, të Stacionit matës për praninë e mikro-grimcave PM10 që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”, Komuna e Gostivarit në ueb faqen zyrtare siguroi link të drejtpëdrejtë, ku për çdo ditë jepen informatat për nivelin e ndotjes së ajrit.

Mungesa e stacionit matës në Gostivar për sasinë e mikro-grimcave PM10 në qytetin e Gostivarit, ishte një nga shqetësimet kryesore të kryetarit Arben Taravari edhe gjatë fushatës parazgjedhore.

Duke mundësuar që qytetarët e Gostivarit në kohë reale të jenë të informuar me nivelin e ndotjes së ajrit, Komuna e Gostivarit synon që të rrisë vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe shpreh gatishmëri që konform kompetencave dhe mundësive të ndërmerr edhe hapa konkrete në drejtim të ballafaqimit me problemin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test