Taravari vizitoi Forinën – paralajmëron fillimin e realizimit të dy projekteve kapitale - Bota Sot
Taravari vizitoi Forinën – paralajmëron fillimin e realizimit të dy projekteve kapitale

Gostivari

E hënë, 23 korrik 2018

Taravari vizitoi Forinën – paralajmëron fillimin e realizimit të dy projekteve kapitale

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:27
Pamje nga vizita

Kryetari i komunës së Gostivarit, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot fshatin Forinë, me ç’rast pas faljes së namazit të xhumasë, bashkëbisedoi me banorët e këtij fshati.

“Siç e dini, rregullisht ditëve të marta pranoj qytetarë në zyrë, ndërsa prej sot fillojmë që çdo të premte të vizitojmë fshatra dhe lagje të ndryshme të komunës së Gostivarit, për të bashkëbiseduar me banorët lokalë në lidhje me të gjitha premtimet e dhëna para dhe gjatë fushatës. Do t’i regjistrojmë edhe një herë ato dhe do të shqyrtojmë shohim se çka dhe si do të mund ta realizojmë, respektivisht do të ndërmarrim hapa konkrete për realizimin e tyre”, theksoi Taravari.

Banorët e fshatit Forinë e njoftuan kryetarin e komunës në lidhje me problemet e natyrave të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen.

“Prej sfidave me të cilat do të ballafaqohemi për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit lokal në fshatin Forinë, prioriteti do t’i japim rikonstruimit të rrugës Çajlë -Forinë. Realizimi i punëve ndërtimore në këtë aks rrugor do të fillojë shumë shpejtë, dhe kjo në saje të një granti. Ndërsa prioriteti i dytë, është është asfaltimi i një rruge në brendi të fshatit Forinë”, informon kryetari Taravari.

Kryetari i komunës së Gostivarit, po ashtu bëri me dije se të premten tjetër do ta vizitojë Lagjen e Re në qytetin e Gostivarit. Ndërsa pas dy javësh do të takojë banorët e fshatit Banjicë e Epërme.

Vizitat e këtilla do të realizohen kryesisht pas faljes së namazit të xhumasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test