Taravari në Bruksel: “BE të përkrahë edhe pushtetin lokal në Ballkanin perëndimor”

Gostivari

Taravari në Bruksel: “BE të përkrahë edhe pushtetin lokal në Ballkanin perëndimor”

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ishte panelist në Samitin vjetor evropian për Ballkanin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ishte panelist në Samitin vjetor evropian për Ballkanin, “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfida të reja, dinamikë në ndryshim” i cili u realizua në Bruksel.

Në fjalimit të tij, Arben Taravari adresoi sfidat kryesore me të cilat përballen komunat siç janë mbrojtja sociale, qeverisja e mirë e transparenca, infrastruktura dhe mjedisi.

“Procesi i integrimit evropian dhe përkrahja financiare e Komisionit Evropian, deri tani janë fokusuar ekskluzivisht në nivelin qendror, duke anashkaluar pushtetin lokal. Besoj se strategjia e re e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor e cila do të miratohet para Samitit të Sofjes në maj 2018, do të adresojë këtë mangësi”, theksoi ndërmjet tjerash Taravari në fjalimin e tij.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin gjithashtu kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, drejtori menaxhues për Evropë në Shërbimin e jashtëm evropian, Thomas Mayr Harting, drejtori për zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, euro-deputetja Tanja Fajon dhe personalitete tjerë të lartë.

Samiti u organizua nga “Friends of Europe”, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, UNDP-në, Komandën evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Konrad-Adenauer Stiftung dhe Rockefeller Brothers Fund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat