Taravari: Do të përzgjedhim drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme

Gostivari

Taravari: Do të përzgjedhim drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:52
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit,  Arben Taravari, turin e vizitave në shkollat fillore dhe të mesme e filloi në shkollën më të vjetër të qytetit “Ismail Qemali”. Me këtë rast ai zhvilloi një takim me të punësuarit në këtë shkollë dhe kërkoi nga kolektivi që të japë propozimet për caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor shkolle, njoftojnë nga komuna, transmeton Portalb.mk.

“Dalëngadalë duhet t’i përzgjedhim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Vlerësoj se kuadri mësimdhënës duhet të jetë pjesë e përzgjedhjes së drejtorit dhe prandaj gjendem këtu që të dëgjoj propozimet e tyre. Do marr disa propozime prej tyre dhe së shpejti do të përcaktohem për njërin prej tyre”, deklaroi  për media kryetari Taravari, duke precizuar se vizita identike do të zhvillojë ditëve në vijim edhe në shkollat tjera më të mëdha të qytetit.

Në pyetjen gazetareske se cila është gjendja me ngrohjen nëpër shkolla, kryetari i komunës së Gostivarit sqaroi se aktualisht nuk ka probleme. “Prokurimi publik për naftë është bërë paraprakisht nga udhëheqësia e kaluar, me përjashtim të disa shkollave më të vogla në vendbanimet rurale ku si lëndë djegëse shfrytëzohen drutë. Sot dhe ditët në vijim do të bëhet furnizimi me naftë nëpër shkolla dhe shpresoj se nuk do të kemi probleme në këtë drejtim. Problemin që u shfaq në SHF “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytet dhe në fshatin Zdunjë, Sektori i arsimit e tejkaloi me sukses”, sqaroi Taravari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat