Vetëplagoset 10-vjeçari nga Gostivari duke lozur me plumba në shtëpinë e gjyshit

Gostivari

Vetëplagoset 10-vjeçari nga Gostivari duke lozur me plumba në shtëpinë e gjyshit

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:02
ilustrim

10-vjeçari nga Gostivari, duke nxehur disa plumba me një mjet ngjitës, ka lënduar gishtin tregues. I mituri është transportuar në Qendrën medicinale-Shkup, përcjell Fol.

Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 21:00 në fshatin Zubovcë të Gostivarit, 10-vjeçari, përderisa ishte në shtëpinë e gjyshit, ka shkuar vetë në një dhomë, me mjet ngjitës ka nxehur plumbat e një arme të zjarrit në pjesën e kapsulës, ku të njëjtat kanë plasur dhe i kanë shkaktuar plagë në pjesën e dorës së majtë, gjegjësisht në gishtin tregues.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi policor në Gostivar.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat