Bejta zotohet për përforcimin e demokracisë lokale dhe transparencës për komunën e Gostivarit

Gostivari

Bejta zotohet për përforcimin e demokracisë lokale dhe transparencës për komunën e Gostivarit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:58
Pamje nga takimi

Nevzat Bejta kandidati i BDI-së në Gostivar edhe dy ditë para zgjedhjeve të 15 Tetorit ai vazhdimisht po e shpalosë programën e tij politike, dit e natë dhe vazhdimisht po e përcjell te qytetarët e Gostivarit se çfarë do të realizon në 4 vitet e ardhshme.

Në bashkëbisedim me qytetarët ai po merrë gjithmonë përgjigje pozitive se si kryetar  aktual ka punuar vazhdimisht, pandërprerë në të mirën e qytetarëve dhe mbështetja për të nuk mungon, që si theksojnë edhe rinia që ishin pjesë e bashkëbisedimeve me Bejtën, se do të jenë vazhdimisht të gatshëm për ti ndihmuar Bejtës, dhe do të jenë fryma, energjia pozitive e Komunës së Gostivarit.

Më pas Bejta u ndje tepër i kënaqur me vlerësimet e të rinjëve dhe fjalët e tyre në mbështetje për të, dhe tha se do të jem për ju gjithmonë 24 orë, shërbimi im në të mirën e gjithë qytetarëve të Gostivarit nuk do të mungojë.Ndërsa në vazhdimësi theksoi se ky program politik është përpiluar duke u bazuar mbi kërkesat e qytetarëve, projekteve të nisuara që do të përfundohen dhe nevojave thelbësore se ne si komunë, ku duhet të bazohemi për të dhënë tërë energjinë për të përmirësuar prioritetet e nevojshme.

Sepse këto projekte, pika prioritare të dalura nga programa politike  e ndihmojnë jetën e qytetarit në shumë pika dhe e trasojnë rrugën se si komuna jonë e përbashkët të merrë pamje më moderne, dhe me zhvillim më të madh në gjitha segmentet e saj, si në ekonomi, shëndetësi e kështu me radhë.

Poashtu më tej Bejta u zotua para të gjithëve se besimi ndaj tij nuk do të zhënjej vullnetin e drejtë të qytetarëve për ti dhënë besimin e plotë atij. Të gjithë bashkëbiseduesit që gjatë kësaj periudhe të fushatës parazgjedhore në Gostivar, u karakterizuan njëzëri, se mbështetja ndaj Bejtës s’do të mungojë, ai do të jetë kryetari jonë për 4 vitet e ardhshme.

Në takimet e fundit pikat të cilat ishin temë bisede me bashkëqytetarët ishin përforcimi i demokracisë lokale, rritjen e  tansparencës në këtë komunë nëpërmjet organizatave jo-qeveritare dhe përkrahjen maskimale edhe të mediave lokale të shkruara dhe televizionet, poashtu dhe ueb-portalet sepse ato përnjëmend me  punën e tyre të shpejtë dhe aktive, e shfaqin punën pozitive dhe negative të komunës sonë.

Më tej si theksoi se do ta zhvillon dhe do të bazohet për ta rritur edhe më tej cilësinë e transparencës në komunën e Gostivarit, dhe do të mundohet që ta zhvillojë më shumë demokracinë lokale në këtë komunë.

Kurse si pika për Pjesëmarrje e qytetarëve në vendimmarrje, në programën politike të tyre kanë paraparë që  nëpërmjet qasjes PARTICIPATORY BUDGETING, (qytetarët me asistencë të OJQ-ve do të vendosin ku do të investohen – 20 %, e mjeteve të parapara nga buxheti komunal për investime kapitale).

Poashtu konkurrim i përbashkët i Komunës së Gostivarit me OJQ-të para donatorëve të huaj në

projekte që janë në interes të qytetarëve.

Si dhe mbajtjen e takimeve të rregullta mujore, ndërmjet përfaqësuesve të komunës dhe OJQ-ve, si dhe shqyrtimi i mundësive të formimit të trupit koordinues me përfaqë- sues të të dyja palëve,

Ndërsa për mediat  komuna zotohet se respektimi i pavarësisë së mediumeve dhe shprehjes së lirë të qytetarëve,  dhe Ueb faqja zyrtare e komunës së Gostivarit do të mundësoj transparencë më të madhedhe komunikim interaktiv me qytetarët dhe mediumet, ndërsa do të zhvillohen takime të rregullta me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediumeve, si dhe për herë të parë do të iniciohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave të këshillit komunal,organizim i debateve dhe emisioneve radio-televizive me Kryetarin e Komunës, me përfaqësues komunal dhe qytetarë.

Këto masa prioritare që do të ndërmerren në 4 vitet e ardhshme, seriozisht do të përfocojnë demokracinë lokale në qytetin tonë dhe do jemi shembull për të gjithë shtetin.

Ndërsa edhe nga qytetarët dhe opinioni i gjerë në Gostivar mbetën të mahnitur nga ky projekt me përmasa afatgjate për ta bërë transperencën dhe demokracinë reale në praktikë në këtë komunë.

Ndryshe këto pika prioritare të programës politike do e rrisin mundësinë për të marrë qytetarët e kësaj komune për tu informuar më lehtë rreth nevojave të cilat për ato janë të rëndësishme si dhe për krejt punën organizative të komunës, dhe do të mund të jenë pjesmarrës aktiv në prurjen e vendimeve në komunë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat