Gostivar: Dramë e armatosur në pompën e benzinës, plagoset një punonjës

Gostivari

Gostivar: Dramë e armatosur në pompën e benzinës, plagoset një punonjës

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 20:05
Ilustrim

Tre persona të armatosur dhe të maskuar janë përpjekur të kryejnë grabitje në pompën e benizinës “Makpetrol” në Gostivar. Ata i ka parandaluar punonjës i cili  për pasojë ka marrë lëndime të lehta në kokë. Dy orë më vonë policia arrestoi tre persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me ngjarjen.

Nga SPB – Tetovë informuan se sot në mëngjes rreth orës 4, në pompën e benzinës “Makpetrol” në rrugën “Ilindenska” kanë hyrë tre perosna të maskuar dhe e kan kërcënuar me thikë dhe pistoletë punonjësin duke kërkuar që t’ua japë paratë e qarklullimit ditor.

Punonjësi ka kundërshtuar dhe nuk ka lejuar që t’ia marrin çantën në të cilën i ka ruajtur paratë.

Së shpejti ka ardhur edhe punonjësi tjetër me ç’rast kanë ardhur deri në konfrontim me delikuentët. Njëri punonjës është plagos ndësra tre personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas raportimit të ngjarjes, dy orë më vonë, policia ka arrestuar dy persona nga Gostivar të moshës 20 dhe 21, dhe një nga Tetova 22 vjeç.

Në automjetin e tyre janë gjetur , përveç tjerash, një thikë dhe një pistoletë gazi që supozohet që supozohet se i kanë përdorur në tentativën për grabitje.

Personat janë shoqçruar në stacionin e policisë në Gostivar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat