Takim biznesor për bashkëpunim në mes të komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe Gostivarit

Gostivari

Takim biznesor për bashkëpunim në mes të komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe Gostivarit

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:05
Foto nga takimi

Bashkëpunimi i Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës me Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, ishte qëllimi i takimit mes kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta me përfaqësuesit e organizatës “Global Consulting & Development Associates – Kosovë”, e cila realizon projektin në kuadër të programit të UNDP – Kosovë.

Mysafirët nga Republika e Kosovës njoftuan se projekti respektivisht organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, midis bizneseve të dy rajoneve ekonomike të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka synim forcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

Gjatë vizitës në Gostivar u vendos që takimi mes përfaqësuesve të Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës dhe Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, të mbahet më datë 29 Shtator në Gostivar dhe pritet të marrin pjesë drejtues të 50 bizneseve nga Kosova dhe mbi 50 bizneseve nga Komuna e Gostivarit.

Krijimi i rrjetit të bashkëpunimit do të bëhet me anë të konceptit “Biznesi për Biznesin” në mënyre që të arrihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis bizneseve të të dyja vendeve.

Dy komunat e Kosovës dhe Gostivari janë zgjedhur si rajone strategjike për shkak të mundësisë së lartë për bashkëpunim midis njëri-tjetrit. Persë i përket komunës së Gostivarit, është zgjedhur për vetë bashkëpunimin të cilin e ka me komunën e Dragashit në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar.

Bizneset e dy komunave të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) do të kenë një mundësi të madhe për të vendosur marrëdhënie biznesi me prodhuesit, përpunuesit me eksportuesi nga Maqedonia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat