Në Gostivar nënshkruhen 17 marrëveshje për vetëpunësim të personave me handikap

Gostivari

Në Gostivar nënshkruhen 17 marrëveshje për vetëpunësim të personave me handikap

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:11
Ilustrim

Shtatëmbëdhjetë persona sot në Qendrën për punësim në Gostivar, kanë nënshkruar vendime për vetëpunësim pasi paraprakisht fituan grande nga pesë mijë euro nga Ministria për punë dhe politikë sociale, të dedikuar për masën „vetëpunësim të personave me handikap”.

Interesimi për hapje të biznesit personal, këto qytetarë më së tepërmi e kanë orientuar drejtë zanateve dhe tregtisë ka thënë me këtë rast Hisen Amzai, drejtor i Qendrës për punësim në Gostivar.

Përndryshe me programin “Vetëpunësim” të Agjencisë për punësim dhe Qeverisë së Maqedonisë, i cili zbatohet që nga viti 2007, në rajonin e Gostivari, në firmat e porsahapura punë kanë gjetur mbi 400 persona.

Sipas drejtorit të kësaj qendre për punësim, që nga nisja me punë e deri më sot janë aktive mbi 70% të firmave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat